Plagosi me thikë mbrëmë shokun në Korçë/ Kush është 25-vjeçari i shpallur në kërkim
- Korca Boom
- Feb 7
- 2 min read
Mbrëmë, në spitalin e Korçës u paraqit i plagosur me thikë Kostandin Ziu. Autor i dyshuar i ngjarjes është Jorgo Rustemi, 25 vjeç. Të dy kishin qenë shokë gjatë kohës kur vuanin dënimin në burg.
Gjatë ditës së djeshme, Ziu dhe Rustemi kanë lëvizur së bashku me një makinë “Renault”, e cila dyshohet të jetë marrë me qira, pasi asnjëri prej tyre nuk e posedonte. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 4 të Korçës. Për momentin, policia ka pak informacion mbi motivin, pasi i plagosuri nuk ka mundur të japë dëshmi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ndërkohë, autori i dyshuar vijon të jetë në arrati.
Sipas burimeve, me ta ka qenë e pranishme edhe një femër, por identiteti i saj ende nuk është zbuluar. Rustemi njihet nga policia, pasi në vitin 2020 u arrestua për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës deri në lirimin e tij në shtator 2023. Atje ai u njoh me Ziun, i cili ishte dënuar për të njëjtën vepër. Ziu u transferua në burgun e Peqinit në vitin 2022 dhe u lirua vetëm dy javë më parë.
Policia ka shtuar kontrollet për lokalizimin e Rustemit, duke ngritur postblloqe në hyrje të Pogradecit dhe Korçës, si dhe ka kërkuar bashkëpunimin e policisë kufitare të Kapshticës për kontrolle të detajuara në kufi.
Last night, Kostandin Ziu was admitted to the Korçë hospital with stab wounds. The suspected perpetrator is 25-year-old Jorgo Rustemi. The two men were acquaintances, having met while serving prison sentences.
Throughout the day, Ziu and Rustemi had been traveling together in a Renault vehicle, which is believed to have been rented, as neither of them owned it. The incident took place outside a bar on “Viktor Eftimiu” Street in Korçë’s district no. 4. Authorities have little information about the motive, as the victim has been unable to provide a statement due to his serious condition. Meanwhile, the suspect remains at large.
Sources indicate that a woman was also present with them, but her identity has yet to be determined. Rustemi is known to the police, having been arrested in 2020 for drug production and trafficking. He served his sentence in Drenova Prison before being released in September 2023. It was during his incarceration that he met Ziu, who had been convicted for the same crime. In 2022, Ziu was transferred to Peqin Prison and was only released two weeks ago.
Law enforcement has intensified efforts to locate Rustemi, setting up roadblocks at the entrances to Pogradec and Korçë. Additionally, cooperation has been requested from border police at the Kapshtica crossing to conduct more thorough inspections.
“KORÇA BOOM”