Pogradecarët vërtetojnë që dy fitoret e fundit nuk ishin surprizë
- Korca Boom
- Mar 31
- 1 min read
Updated: Apr 1
Ekipi i Pogradecit në dy javët e fundit ka marrë dy fitore me shumë peshë. Kjo për atë se vërtet me këto gjashtë pikë janë në zonën e play-off-it, pasi në të kundërt do ta kishin situatën shumë të vështirë.
U fol se ishte një mrekulli fitorja me Flamurtarin dhe mund të ishte rastësi, por jo. Ka qenë ndeshja me Vorën që ka vërtetuar që fitoret e Pogradecit nuk janë surpriza, por një realitet që tregon se Pogradeci ka një formë nga më të mirat në këtë moment krahasuar men të gjithë ekipet e kategorisë së dytë.
Kjo për meritë të trajnerit Ardian Mema dhe stafit të tij, por jo vetëm, pasi janë edhe grupi i futbollistëve që ka arritur të jetë një ekip kompakt dhe me një mentalitet loje. Por, në mënyrë të veçantë, është surpriza me golat që ka shënuar, duke i dhënë fitore liqenorëve në këto dy javë mjaft përcaktuese dhe dekizive.
Tani liqenorët kanë ndeshje me ekipet që janë më poshtë se ta në renditje dhe mendohet se do të jetë edhe më e lehtë. Por gjithsesi, ekipi është i përqendruar për të pasur një formë të mirë në fazën përcaktuese të objektivit të tyre.

"KORÇA BOOM"