Pogradeci barazim në transfertën krutane/ Ja rezultatet e kategorisë së parë!
- Korca Boom
- Feb 23
- 2 min read
Kanë përfunduar të gjashtë sfidat e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 24-të. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave u zhvilluan sot, teksa prodhuan 8 gola.
Nga ekipet e kreut, Flamurtari u surprizua duke barazuar 1-1 përballë Kukësit në transfertë. Madje, pika erdhi në minutat e fundit falë golit të Oshafit në minutën e 92-të të sfidës.
Në krahun tjetër, Besa dhe Vora nuk gabuan në transfertat respektive. Kavajasit fituan 2-0 përballë Korabit, ndërsa në Valbonë, skuadra e Vorës fitoi minimalisht me rezultatin 1-0.
Në ndeshjet e tjera, Kastrioti dhe Pogradeci barazuan pa gola, ashtu si edhe Apolonia me Burrelin. Ndërsa sfida mes Lushnjës dhe Erzenit përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të lushnjarëve.
Pas këtyre sfidave, Vora vazhdon kryesimin me 60 pikë, 4 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë. Ndërsa Besa e Kavajës me 49 pikë të grumbulluara, mban vendin e tretë në tabelë.
REZULTATET:
Kukësi – Flamurtari 1-1
Shënues: Hilaj 52′ / Oshafi 90+2′
Apolonia – Burreli 0-0
Lushnja – Erzeni 3-0
Shënues: Xhabrahimi 20′, 27′, Preknicaj 69′
Kastrioti – Pogradeci 0-0
Korabi – Besa 0-2
Shënues: Spahiu 13′, 58′
Valbona – Vora 0-1
Shënues: Ruzgis 90+4′
All six matches of the First Division, valid for the 24th week, have concluded. All this week’s matches were played today, producing a total of 8 goals.
Among the top teams, Flamurtari was surprised by a 1-1 draw against Kukësi in an away match. In fact, the point was secured in the final minutes thanks to Oshafi’s goal in the 92nd minute.
On the other hand, Besa and Vora did not slip up in their respective away matches. The team from Kavaja won 2-0 against Korabi, while in Valbona, Vora’s team secured a narrow 1-0 victory.
In other matches, Kastrioti and Pogradeci played out a goalless draw, as did Apolonia and Burreli. Meanwhile, the clash between Lushnja and Erzeni ended 3-0 in favor of the home team.
After these matches, Vora continues to lead the table with 60 points, four more than second-placed Flamurtari. Meanwhile, Besa of Kavaja holds third place with 49 points.
“KORÇA BOOM”