top of page

POGRADECI bie në Vlorë, humbet 4-0 ndaj Flamurtarit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 21, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464030587_18045015173500540_6522537959471418750_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/d.jpg

Janë mbyllur dy ndeshjet e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Parë. Sfida këto që u luatën në orën 14:00 në Vlorë dhe Fier.

Flamurtari ka fituar 4-0 kundër Pogradecit. Tre pikë të marra në Vlorë, që i japin atyre vendin e parë me pikë të barabarta sa Vora. Kjo sfidë nuk pati histori, pasi vlonjatët diktuan gjithë lojën.

Apolonia barazoi 1-1 ndaj Burrelit ndërkohë në një takim që vendasit fierakë gabuan fillimisht penallti. Më pas miqtë shënuan, pikërisht nga pika e bardhë. Ishte Maksuti nga Apolonia, që humbi penalltinë, teksa më pas shënoi golin e barazimit. 

Me këto rezultate, Burreli ndodhet në vendin e pestë, ndërsa Pogradeci dhe Apolonia respektivisht në vendin e tetë dhe dhjetë.

APOLONIA- BURRELI 1-1

67′ Maksuti / Ferruku 50’

FLAMURTARI – POGRADECI 4-0

26′ Oshafi, 65′ Ememe, 75′ Murataj, 82′ Pjeshka

 
 
bottom of page