top of page

Pogradeci me mision fitoren në Valbonë/ Java 31-të sfida interesante të shtunën!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 3
  • 1 min read

Kategoria e Parë do të rikthehet sërish në “aksion”, pasi ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 31-të të kampionatit. Duele mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtën ditë.


Saktësisht ditën e shtunë do të luhen 6 ndeshjet e kësaj jave, teksa Kategoria e Parë tashmë do të jetë me një orar të ri. Të gjitha takimet do të startojnë në të njëjtën orë, 15:00.


Pogradeci luan në transfertë ndaj Valbonës dhe sigurisht që do të kërkohet vetëm fitorja nga liqenorët, duke parë edhe formën shumë të mirë që janë duke kaluar pogradecarët.

Tashmë objektivi në rast fitoreje realizohet dhe më pas do të mëndohet për fazën finale, pse jo për të luftuar për tu ngjitur një kategori më lart.


Gara në këto javë të fundit është bërë shumë interesante në kategorinë e parë, por fitorja në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe së fundi ndaj Vorës në Pogradec, ka bërë që liqenorët të jenë të “frikshëm” në fushë për të gjtiha skuadrat.


Java e 31-të (5 prill) Ora 15:00

Erzeni – Apolonia

Flamurtari – Besa

Valbona – Pogradeci

Korabi – Kastrioti

Kukësi – Lushnja

Vora – Burreli



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page