Pogradeci nuk ja del dot as në transfertën e radhës, kur mundet në Burrel
- Mar 9, 2025
- 2 min read
Burreli – Pogradeci 1-0 Kanë pësuar një gol shumë shpejt pogradecarët në Burrel dhe pikërisht në minutën e 13-të e shohin veten në disavantazh, kur Rrapi ka shënuar një gol duke gjetur të gjithë të pambrojtur në kufijtë e mbrojtjes liqenore. Më pas, liqenorët kanë mundësitë e veta, por nuk i shfrytëzojnë ashtu siç duhet Alidema, Ksmollari dhe Shkullaku, edhe pse rastet për ta kanë qenë të favorshme. Në pjesën e dytë, Burreli fiton edhe një penallti, por tregohet i pasaktë nga pika e bardhë, Feruku, në minutën e 84. Gjithsesi, liqenorët, edhe pse luajnë shumë mirë, nuk arrijnë dot të marrin pikë në transfertë dhe kjo është pika e tyre më e dobët. Një humbje që i pozicionon liqenorët në vendin e gjashtë në renditje, me 27 pikë, por edhe vendi i pestë, Lushnja, ka po kaq pikë. Liqenorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ndeshjet në vazhdim për të mos rrezikuar këtë pozicion të parë dhe për të ngjitur më lart në ndeshjet e mbetura.
Burreli – Pogradeci 1-0
Shënues: Rrapi 13′
Erzeni – Kukësi 0-3
Shënues: Danaj 23′, Grezda 51′, Dragoshi 90′
Valbona – Korabi 1-2
Shënues: Balla 90′ / Zeqiri 30′, Marku 60′
Flamurtari – Kastrioti 2-1
Shënues: Shkurtaj 69′, Pjeshka 90′ / Hoxha 3′
Vora – Apolonia 1-1
Shënues: Ruzgis 7′ / Trifoni 90′
Besa – Lushnja 3-0
Shënues: Migone 36′, Goxha 44′, Greca 62′
Despite playing well, the Pogradec team couldn’t secure any points away and this remains their weakest performance. This loss places them in 6th place in the standings with 27 points, while 5th place Lushnja also has the same number of points. The team must be more careful in the upcoming matches to avoid jeopardizing their current position and to move up the standings in the remaining games.
“KORÇA BOOM”















