top of page

Pogradeci nuk ja del më shumë se barazimi. Ka ankesa për gjykimin, anulohet gol mëse i rregullt

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 28
  • 2 min read

Flamurtari ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme ndaj Korabit me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë.

Kjo fitore e mban ekipin vlonjat një pikë larg Vorës kryesuese. Ndërsa takimi mes Pogradecit dhe Lushnjës nuk ka shkuar më shumë se një barazim me shifrat 2-2. Lagunarët kaluan dy herë në avantazh që në fillim, por ekipi liqenor reagoi dy herë duke arritur të dalë me një pikë nga ky takim.

Një tjetër gol u shënua për pogradecarët por u cilësua si pozicion jashtë loje. Këtë gol e sjellim ehde në këtë foton më poshtë, ku duket qartë që nuk ka qenë në pozicion jashtë loje.

Kjo tregon se gjyqtarët po dëmtojnë Pogradecin që po zhvillon lojëra vërtet të mira, por që po ndërshkohet nga gjyqtarët.

Shikoni foton më poshtë dhe ghykoni vetë.

Flamurtari 4 – 1 Korabi

Shënues: Shkurtaj 44′, H.Marku 54′, Oshafi 62′, 87′ / Treni 25′

FLAMURTARI: Kaloshi, Bolanos Ramirez, D.Pjeshka, Beqja, Shkurtaj, Batha, Telushi, Trashi, Oshafi, Marku, Bangaly. Trajner: Andrea Agostinelli. KORABI: Qyrani, Shani, Kurti, Mziu, Kryemadhi, T.Marku, P.Pjeshka, Zeqiri, Treni, Disha, Lilaj. Trajner: Agim Canaj.

Pogradeci 2-2 Lushnja

Shënues: Alidema 18′, Danladi 58′ / Olola 3′, Xhabrahimi 13′

POGRADECI: Stanic, Ivani, Lila, Zguro, Samake, Suleiman, Kasmollari, Shkulaku, Bereri, Pius, Alidema. Trajner: Ardian Mema. LUSHNJA: Haremi, Hida, Deliaj, Korreshi, Ulluri, Xhabrahimi, Joti, Preknicaj, Hyseni, Olola, Meta. Trajner: Erion Xhafa.

Flamurtari secured an important victory today against Korabi with a 4-1 result in the match valid for the 25th round of the First Category.

This victory keeps the Vlora-based team just one point behind league leaders Vora. Meanwhile, the match between Pogradeci and Lushnja ended in a 2-2 draw. The visitors took the lead twice early in the game, but the home team responded both times, managing to secure a point from the match.

Another goal was scored by Pogradeci but was ruled offside. The photo below clearly shows that the goal was legitimate and not in an offside position. This highlights how referees are unfairly penalizing Pogradeci, despite their strong performances on the field.

Take a look at the photo below and judge for yourself.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page