Pogradeci sot në kërkim të 3 pikëve/ Samuel Nikaj e parashikon një ndeshje…
- Korca Boom
- Nov 3, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/pogrdeci-111.jpg
“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, por ne jemi përgatitur për këtë takim duke pasur edhe besimin në Zot se do ia dalim. Pra, duam që të kemi edhe pak fatin me vete, kundrejt një kundërshtari që ka të njëjtat pikë me ne.“ Këto janë fjalët e trajnerit të liqenorëve Samuel Nikaj për këtë takim të sotëm.
Pogradeci do të presë Apoloninë në fushën e vet dhe janë dy ekipe që ndodhen në kuotën e 12 pikëve, pra janë të barabarta mes tyre. Siç kuptohet nuk ka asnjë ekip që mund të thuhet se bën diferencë dhe në fakt edhe kategoria e parë është shumë e fortë dhe e ekuilibruar ku ekipet janë nga ato me emër në futbollin shqiptar.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”