top of page

Pogradeci sot në Vlorë në një ndeshje me aromë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 21, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/pogradeci-futboll.jpg

Pogradecarët sot do të luajnë me ekipin e Flamurtarit në një ndeshje transferte. Nuk është si ndeshjet e tjera ky takim, për faktin se luajnë dy ekipe që për momentin janë në formën e tyre më të mirë dhe për më shumë kanë ambicje maksimale.

Dy ekipe që klanë shfaqur hapur pretendimet për superligën, kështu që ky 3 pikësh ka shumë vlera. Liqenorët janë në një moment shumë të mirë, kur janë rikthyer te dy fitoreve radhazi dhe pse kanë disa pikë diferencë nga Flamurtari, kjo për ta nuk është asgjë, mundësia është që të fitohet kjo ndeshje dhe të jenë më pikë më afër se kurrë.

Nga sa është mësuar në kampin liqenorët ka një optimizëm dhe besim tek vetja se do të arrijnë të dalin me një fitore. Grupi është i konsoliduar pavarësisht ndonjë mungese, duke parë organikën e liqenorëve kjo nuk sjell asnjë problem dhe trajneri Samuel Nikaj ka përgatitur një formacion me disa ndryshime nga ndeshja e kaluar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page