top of page

POLICIA/ Mësoni emrat e 7 të arrestuarve sot në Korçë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 29, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/454935257_911394967688566_3000870831990363951_n-1.jpg

DVP Korçë

Finalizohet faza e dytë e operacionit antidrogë, të koduar “Break “, i zhvilluar pas një hetimi proaktiv, njëvjeçar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për shkatërrimin e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate, në qarkun Korçë.

Gjatë kësaj faze:

-u vunë në pranga 7 shtetas, njëri prej tyre organizator i grupit;

-u shpall në kërkim 1 shtetas;

-u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas;

-u identifikua si bashkorganizator i këtij grupi dhe një shtetas aktualisht i ndaluar në Itali, për heqje të paligjshme të lirisë;

-pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.

Besmir Gjezar

Erdis Hysi

Kristi Dule

Adi Manoku

Mateo Jahollari

Marjus Lako

Stiljan Lako

U shpall në kërkim shtetasi P. H., 34 vjeç, me të njëjtën masë sigurie, për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin K. B., 34 vjeç (me rolin e bashkorganizatorit), i cili aktualisht është i ndaluar në Itali, me të njëjtën masë sigurie për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Operacioni vijon.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page