top of page

POLICIA/ Përplas 65-vjeçarin në lagjen 17-të në Korçë që po udhëtonte me biçikletë dhe përfundon në spital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 19
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. N., 57 vjeç, banues në Bilisht, pasi ushtronte aktivitetin në një lokal, pa u regjistruar në organet kompetente.

Devoll/Më datë 18.03.2025, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Vranisht, shtetasi P. B., 32 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

– Korçë/Rreth orës 08:20, në lagjen nr. 17, automjeti me drejtues shtetasin A. L. dyshohet se ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. B., 65 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page