top of page

POLICIA. Grushte, dhunon motrën, arrestime. Ja komunikata e bluve!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 2
  • 2 min read

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 28 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit G. F., 37 vjeç, dhe I. Ç., 31 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se kanë goditur me grusht një 41-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, arrestuan ne flagrancë shtetasin S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

O. Xh., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht dy shtetas, për motive të dobëta;

Dh. V., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu kap dhe ju sekuestrua në cilësinë e cilësinë e provës materiale një sëpatë e vogël.

Toleruan për shkaqe të panjohura mjetin me lëndë drusore, ndjekje penale 4 punonjësve të shërbimit pyjor në Pogradec

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik në policinë rajonale të Korçës kanë referuar materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. L., 34 vjec, E D., 41 vjeç, R. G., 40 vjeç, dhe M. V., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Të katër këta persona janë me detyrë pranë Drejtorisë së shërbimit të mbrojtjes së pyjeve dhe kullotave, në Bashkinë Pogradec. Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë bërë shoqërimin dhe bllokimin e një mjeti të ngarkuar me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The Crime Investigation Specialists at the Devoll Police Station arrested in flagrante delicto the citizen G. D., 28 years old, resident of Bilisht, after he resisted the police officers with force during a physical search.

Additionally, the same specialists referred materials to the Prosecutor’s Office, initiating criminal proceedings against the citizens G. F., 37 years old, and I. Ç., 31 years old, residents of Devoll, as they are suspected of punching a 41-year-old man over minor motives.

The Crime Investigation Specialists at the Maliq Police Station arrested in flagrante delicto the citizen S. L., 36 years old, resident of Sheqeras village, Maliq, as he is suspected of committing violence against his sister, who was issued a protection order.

The Crime Investigation Specialists at the Korçë Police Station referred materials to the Prosecutor’s Office, initiating criminal proceedings against the citizens:

  • O. Xh., 54 years old, resident of Korçë, as he is suspected of punching two individuals over minor motives;

  • Dh. V., 23 years old, resident of Korçë, as a small axe was found and seized from him during a physical search as material evidence.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page