Premtimi i Rashicës në prag të largimit nga Korça
- Korca Boom
- Jan 26
- 2 min read
Dihet tashmë që Rashica është një nga futbollistët më të dalluar të Skënderbeut, i cili ka bërë diferencën në vijën sulmuese. Këtë e ka treguar edhe në ditën e djeshme, kur shënoi golin e fitores kundër ekipit të Teutës.
Por gjithashtu dihet se largimi i tij është çështje javësh dhe të paktën do të jetë me këtë fanelë edhe në katër ndeshjet e tjera. Pikërisht ky moment duket se do të jetë i vështirë në ndarjen për të dyja palët.
Gjithsesi, sulmuesi Ermir Rashica ka dhënë një premtim, kur ka deklaruar se: “Nuk do të jemi në vendin e fundit në momentin që do të largohem. Do të jap kontribut shumë të madh për këtë ekip, ashtu siç ai ka dhënë për mua. Ju siguroj se ky ekip do të ketë një rritje në rezultate dhe në lojë.”
Sinjalet e një reagimi të mundshëm janë dhënë, tani pritet që ekipi të konsolidohet edhe më shumë për të arritur aty ku edhe pritshmëritë janë të mëdha. Trajneri dhe vetë futbollistët janë të bindur se kjo do të arrihet.
It is also known that his departure is a matter of weeks, and at least he will wear this jersey in the next four matches. This moment seems to be difficult for both sides when it comes to parting ways.
Nevertheless, forward Ermir Rashica made a promise when he declared: “I will not leave the team in last place when the time comes. I will give a huge contribution to this team, just as it has given to me. I assure you that this team will have an improvement in results and performance.”
Signs of a potential reaction have been given, and now it is expected that the team will further consolidate to reach the heights expected. Both the coach and the players are confident that this will be achieved.
“KORÇA BOOM”