Promovohet basketbolli në Korçë, pjesëmarrje e jashtëzakonshme…
- Korca Boom
- Feb 15
- 2 min read
Një aktivitet që ka tërhequr vëmendjen është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”. Kjo lidhet me promovimin dhe trajnimin njëditor që iu ofrua fëmijëve të vegjël të moshës 11-14 vjeç në një seancë stërvitore.
Ky ishte një iniciativë e F.SH. Basketbollit, me përfaqësuesin e saj Ersi Uruçi, që, edhe me mbështetje të klubit shumësportësh “Skënderbeu”, solli në ambientet sportive sportistë të vegjël të shkollave 9-vjeçare.
Sipas koordinatori të kësaj veprimtarie, trajnerit Arjan Kostani: “Ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, mbi 55 fëmijë që duan lojën e basketbollit u trajnuan në një seancë stërvitore. Ajo që binte në sy ishte dëshira e madhe për t’u marrë me këtë sport, por njëkohësisht u evidentuan edhe sportistë të vegjël të talentuar që nesër mund të jenë pjesë e ekipeve. Ishte një hap shumë pozitiv ky i federatës dhe besoj shumë se veprimtari të tilla janë të mira për sportin dhe për rininë. Këto veprimtari do të shtrihen në të gjithë vendin dhe më vjen mirë që është zgjedhur Korça si hapësira e këtij promovimi, pasi edhe vetë kultura sportive në këtë qytet është një krenari.”
Gjithashtu, duhet vlerësuar fakti se edhe mësuesit e Edukimit Fizik janë të gatshëm për të mbështetur veprimtari të tilla sportive.
According to the coordinator of this activity, coach Arjan Kostani: “It was an extraordinary participation, with over 55 children who love basketball trained in a training session. What stood out was their great desire to engage in this sport, but at the same time, we also identified talented young athletes who tomorrow might become part of teams. This was a very positive step by the federation, and I strongly believe that such activities are very beneficial for sports and for young people. These activities will be extended throughout the country, and I am happy that Korça was chosen as the venue for this promotion because the sports culture in this city is also a source of pride.”
“KORÇA BOOM”


















