top of page

Rama në Selanik: Vorio Epiri ka vdekur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 3, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/640-0-672501c75347b.jpg

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në takimin e organizuar me shqiptarët në Selanik.

Termin “Vorio Epir” Rama e ka quajtur të vdekur, duke theksuar se kjo fjalë tregon paaftësi për të jetuar në shekullin e XXI, për ata të gjithë ata që e përdorin.

Ky reagim i Ramës vjen pasi termi “Vorio Epir” u përdor në fletushkat e një partie konservatore greke që thirri protestë kundër tij.

“Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë edhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe të individëve të dalë boje e të dalë kohe… Kush e përdor akoma termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon vetëm dritshkurtësinë dhe paaftësinë e vet për të jetuar në shekullin e XXI. Këto janë fosile për gjynah, por nuk janë arsye që të ushqejmë brenda nesh ndjenja jomiqësore ndaj Greqisë”, tha Rama.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page