Rashica, 9 gola në 23 ndeshje, më mirë se sezonin e kaluar
- Korca Boom
- Feb 2
- 2 min read
Skënderbeu nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi në ndeshjen e djeshme ndaj Dinamos, ndërkohë që keqardhje që la dy pikë, pasi ishte Skënderbeu që shënoi i pari në minutën e 77-të, ndërkohë që dinamovitët barazuan 5 minuta nga fundi i ndeshjes dhe këtu ishte keqardhja më e madhe.
Është Skënderbeu që “qan” 2 pikët e lëna, ndërkohë që në fund të fundit edhe 1 pikë është e artë në këtë moment, pasi skuadrat e fundtabelës tashmë janë ngjeshur dhe vendi i 6-të që mbahet nga Laçi është vetëm 4 pikë larg.
Skënderbeu pas një momenti jo të mirë në dy javët e fundit ka grumbulluar 4 pikë dhe siurisht që vendimtar edhe dje ka qenë ai, Ermir Rashica, djaloshi nga Kosova që me keqardhje mund të themi që shumë shpejt do të largohet nga Skënderbeu.
Një tjetër ndeshje e mirë për Rashicën dhe një tjetër gol, duke bërë që Rashica të ngjitet në kuotën e 9 golave të shënuar në 23 ndeshje kampionat. Sezonin e kaluar Ermir Rashica shënoi në total në kampionat 8 gola, ndërkohë që vetëm në këtë moment është 9 gola, pra më shumë se vjet.
Kjo tregon se Skënderbeu ka një “xhevahir” dhe jo më kot e shitën me shifra të mëdha, pasi të gjithë, edhe klube të mëdha e donin në Europë këtë djalosh që nesër do të vlejë shumë më shumë.
Absolutisht që fjalët më të mira meriton ky djalosh dhe i urojmë suksese Ermirit në vazhdim, por që Skënderbeu do ta ndiejë nesër shumë mungesën e tij kjo nuk ka diskutim.
Skënderbeu couldn’t achieve more than a draw in yesterday’s match against Dinamo, feeling regret for dropping two points, especially since they were the ones to score first in the 77th minute. However, Dinamo equalized five minutes before the end, making the disappointment even greater.
It is Skënderbeu that “mourns” the two lost points, though, in the end, even one point is valuable at this moment, as the teams at the bottom of the table are now closely packed, and the 6th place, currently held by Laçi, is only four points away.
After a rough patch in the last two weeks, Skënderbeu has now collected four points, and once again, the decisive player yesterday was Ermir Rashica, the young talent from Kosovo. Unfortunately, it is with regret that we must say he will be leaving Skënderbeu very soon.
“KORÇA BOOM”