“Rashica ishte me temperaturë 39 dhe luajti”, Gjoka: Kemi mundësinë të kthejmë dhe të fitojmë çdo ndeshje
- Korca Boom
- Jan 25
- 2 min read
Skënderbeu triumfoi ndaj Teutës me shifrat 2-1 këtë javë të Superiores. Në përfundimin e takimit trajneri i korçarëve Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat.
“I përgëzoj futbollistët për këtë ndeshje. Kemi bërë gjithë këto humbje dhe barazime, nuk është kollaj nga ana mentale ta kthejmë skuadrën në mentalitetin fitues. Disa gjëra që thamë për kundërshtarin nga ana taktike ishin konkrete. Në një moment kundërshtari nuk po na lejonte të zotëronim topin.
Edhe goli që pësuam ishte një moment ngërçi. Ndërsa në pjesën e dytë ishim ndryshe, futëm Rashicën dhe patëm më shumë frymëmarje. Edhe pse dolëm me të kuqe ishim të fortë. Rashica nuk është më lojtari ynë, mendoj se do e kemi në dispozicion deri në mes të shkurtit.
Ai nga e hëna në të enjte ka kaluar testet mjekësore. Dje ka qenë i sëmurë me temperaturë 39 ndaj nuk e luajti një pjesë loje. Futbolli është një lojë këmbësh, por nëse e mendon me kokë se fiton, mund ta bësh. Besoj se kjo skuadër e ka mundësinë të mos jetë këtu. Kjo ishte një shkundje e madhe, ne mund të fitojmë dhe të kthejmë çdo ndeshje”, u shpreh Gjoka.
Skënderbeu triumphed against Teuta with a 2-1 victory this week in the Superliga. After the match, the Korça team’s coach, Ernest Gjoka, gave statements to the media.
“I congratulate the players for this match. After all these losses and draws, it’s not easy mentally to bring the team back to a winning mentality. Some tactical aspects we discussed about the opponent were clear. At one point, the opponent wasn’t allowing us to control the ball.
Even the goal we conceded was a moment of stagnation. However, in the second half, we were different; we brought in Rashica, which gave us more breathing room. Even though we ended up with a red card, we stayed strong. Rashica is no longer our player, but I believe we will have him available until mid-February.
From Monday to Thursday, he underwent medical tests. Yesterday, he was sick with a fever of 39°C, so he didn’t play a full half. Football is a game of feet, but if you approach it with a winning mindset, you can succeed. I believe this team has the potential to rise above this position. This was a significant wake-up call; we can win and turn things around in any match,” said Gjoka.
“KORÇA BOOM”