top of page

Rashica-Nikaj/ Ata që ndryshuan ndeshjen dhe i dhanë fitoren Skënderbeut!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 26
  • 2 min read

Skënderbeu sot shënoi fitoren e shumëpritur përballë Teutës, ndërkohë që për herë të parë arriti të kthente disavantazhin në favorin e vet dhe 2-1 në fund bëri që të gjithë të gëzoheshin sikur kishin arritur fitoren më të madhe dhe më të bukur të sezonit.

Një Skënderbe që ndryshoi totalisht në pjesën e dytë të ndeshjes, në momentin kur të fushë u fut Ermir Rashica në të 46-ën minutë. Mësohet se Rashica ka qenë me temperaturë të lartë dhe sërish pranoi të luante dhe të aktivizoheshe me këtë fanelën që pas disa javësh do ti thotë lamtumirë. Sot Ermiri shënoi golin e 8-të me fanelën e Skënderbeut dhe meritoi një Bravo të madhe.

Nga ana tjetër Ardit Nikaj u aktivizua në minutën e 69-të dhe edhe ky lojtar rezikoi shumë, pasi kishte probleme në gju dhe pranoi edhe ky të futej në fushën e lojës.

Me këta dy sulmues në fushë Skënderbeu ishte shumë herë më ndryshe dhe tregoi se skuadra ka shumë nevojë për këta dy emra. Bismark kujtojmë që në të 67-ën bëri një gjest amatoresk duke lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë, por Skënderbeu falë Ermirit dhe Arditit arriti të shënonte këtë fitore kaq shumë të munguar dhe të shumëpritur.

Bravo u qoftë djema! Ky është Skënderbeu që presim të gjithë të shikojmë…

Skënderbeu today secured the much-awaited victory against Teuta, and for the first time, managed to turn the disadvantage in their favor, with a 2-1 final score that made everyone celebrate as if they had achieved the biggest and most beautiful victory of the season.

A Skënderbeu that changed completely in the second half of the match, the moment when Ermir Rashica entered the field in the 46th minute. It is reported that Rashica had a high fever but still agreed to play and get involved with this jersey, which in a few weeks will say goodbye to him. Today, Ermir scored his 8th goal with the Skënderbeu shirt and truly deserved a big “Bravo.”

On the other hand, Ardit Nikaj entered the game in the 69th minute, and this player also took a big risk, as he had knee issues but still agreed to step onto the field.

With these two strikers on the field, Skënderbeu looked much different and showed that the team really needs these two players. We must also remember that Bismark, in the 67th minute, made an amateurish gesture, leaving the team with one player less on the field, but thanks to Ermir and Ardit, Skënderbeu managed to score this much-needed and highly awaited victory.

Bravo to you, guys! This is the Skënderbeu we all expect to see…

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page