top of page

Reagimi i tifozëve: Ky është Skënderbeu që duam dhe presim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 7
  • 2 min read

Pas fitores kundër Dinamos në Kupë, korçarët e ndiejnë se besimi i tyre është rikthyer dhe janë mjaft entuziastë që ky ekip ka potencial të ecë përpara, jo vetëm drejt suksesit, por edhe më lart.

Astriti: Ky është Skënderbeu që ne duam dhe kemi pritur. E kemi ndier këtë në këto javë dhe uroj që të vazhdojmë kështu.

Agimi: Kur ekipi tregon dëshirë dhe ka grintë, është në gjendje të mundë çdo kundërshtar.

Fasliu: Duket se blerjet e reja e kanë forcuar ekipin dhe i kanë vendosur në garë për një vend në formacion.

Berti: Nëse vazhdojmë të jemi të përqendruar si në këtë ndeshje, mund të mundim çdo kundërshtar. Këtë e kemi treguar, jo vetëm kundër Dinamos.

Refati: Të mundësh një prej ekipeve pretendente siç ishte Dinamo, kjo nuk është e lehtë. Djemtë kanë treguar se kur gabojnë pak, mund të fitojnë.

Naumi: Një ekip që na kishte marrë malli ta shikonim në këtë gjendje kaq të mirë. Duket se Gjoka ka bërë një punë të shkëlqyer dhe uroj që të vazhdojmë me këtë ritëm.

Sotiri: Besojmë shumë se edhe ndaj Laçit do të fitojmë. Ne duhet të jemi në stadium për t’u dhënë mbështetje futbollistëve.

Berti: If we stay focused like we did in this match, we can beat any opponent. We proved this not only against Dinamo.

Refati: Beating one of the top contenders like Dinamo is not easy. The players have shown that when they make a few mistakes, they can still win.

Naumi: A team we missed watching in such good form. It seems that Gjoka has done an excellent job, and I hope we continue at this pace.

Sotiri: We strongly believe that we will win against Laçi as well. We must be in the stadium to give our support to the players.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page