top of page

Reshje dhe kthjellime, njihuni me parashikimin e motit për sot

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 30
  • 1 min read

Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë veriperëndimore. Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.


Pjesa e dyte e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa rrebeshe priten në zonat Jugore. Në zonat e thella malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje të pakta dëbore.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minmale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.


Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.



 “KORÇA BOOM”




bottom of page