top of page

Robert Qirici, sot në 59-vjetorin e lindjes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 29
  • 1 min read

Një nga volejbollistët më të njohur të skuadrës korçare të viteve të arta të lojës së rrjetës është edhe Robert Qirici, i cili sot feston 59-vjetorin e lindjes.

Qirici është një nga volejbollistët e epokës së artë, ku përveç tij ishin edhe emra të tjerë të shquar si Damo, Kapedani, Rapo, Melka, Balli, Shaho etj. Ky ekip ka qenë ndër ekipet elitare të viteve para ’90-ës.

Qirici ka filluar të aktivizohej me ekipin e të riturve që në moshën 18 vjeçare dhe ka luajtur me ekipin e Skënderbeut deri në vitin 1993. Pas kësaj, ai ka vazhduar karrierën e tij për disa vjet në Greqi. Madje ka qënë edhe trajner i ekipeve tek vajzat e moshave te ndryshme

Sot, ai merr urimet për një jetë të gjatë dhe suksese të tjera.







"KORÇA BOOM"

 
 
bottom of page