top of page

Rreshje shiu dhe dëbore/ Ja parashikimi i motit për këtë të martë 25 shkurt 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 25
  • 1 min read

Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 4 ballë.

The penetration of unstable air masses will continue to affect our country, bringing dense cloud cover and heavy rain showers along the Western Lowlands, as well as snowfall across the entire mountainous area along the Eastern stretch.

It is expected that late evening hours will bring a significant weakening of precipitation intensity across the entire country.

Air temperatures will rise in the morning hours but will slightly decrease in maximum values, fluctuating between 0°C as the lowest and 15°C as the highest temperature nationwide.

The wind will blow strong both on land and at sea, reaching speeds over 55 km/h from the south, causing waves of up to 4 on the Beaufort scale along the Adriatic and Ionian coasts.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page