top of page

Sa shumë morën nga ky Skënderbe, por sa pak i dhanë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 21
  • 2 min read

Skënderbeu, klub i Korçës, për vetë historinë e tij të viteve të fundit në këtë dekadë, ka bërë një emër të madh, të cilin e kanë shfrytëzuar të gjithë ata që kanë veshur këtë fanellë dhe natyrisht, kanë pasur krenari për të.

Një krenari që vinte nga titujt dhe emri në arenën europiane të futbollit me klube. Janë breza të tërë futbollistësh që morën shumë nga ky Skënderbe, në çdo drejtim, dhe madje sot, shumë prej tyre janë ende aktivë në futbollin shqiptar, duke drejtuar ekipe në rolin e trajnerit.

Por le të ndalemi pak te momentet e fundit. Shumë futbollistë erdhën pa ndonjë emër të madh, veshën këtë fanellë, u rritën, formuan personalitet dhe më pas, siç është normale, panë edhe vazhdimin e karrierës së tyre në një shkallë më të lartë. Madje, edhe në anën financiare, ata panë përmirësime dhe bënë më shumë para.

Deri këtu, gjithçka është normale, por nga ana tjetër, duhet të mendojmë edhe për interesat e ekipit, një ekip që e lanë në këtë gjendje dhe këtë pozicion. Mund të mos jetë faji i tyre plotësisht, por gjithsesi, ata duhet të kishin një përgjegjësi edhe më të madhe për të dhënë më shumë për të justifikuar pozitat që mbanin në këtë ekip.

Sezoni do të mbyllet dhe sërish, shumë futbollistë do të mbajnë me vete kujtimin e Skënderbeut dhe do të largohen, ndërsa ky ekip do të mbetet këtu. Ky emër do të mbetet në Korçë dhe duhet të rinisë gjithçka për të qenë aty ku duhet të jetë.

But let’s stop for a moment and reflect on the recent times. Many footballers came without a big name, wore this jersey, grew, formed their own personality, and later, as is normal, looked to continue their careers at a higher level. Even in financial terms, they saw improvements and earned more money.

Up until this point, everything seems normal, but on the other hand, we must also consider the interests of the team, a team that was left in this condition and position. It may not be entirely their fault, but still, they should have had a greater responsibility to give more in order to justify their positions in this team.

The season will come to an end, and once again, many footballers will carry with them the memory of Skënderbeu and will leave, while this team will remain here. This name will stay in Korça, and everything must be restarted to be where it truly belongs.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page