Sherr me thika në një shkollë në Fier, plagoset i mituri
- Korca Boom
- Dec 13, 2024
- 1 min read
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në vendin tonë, këtë herë në Cakran të Fierit.
Sipas të dhënave të para të policisë, dy nxënës janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin, ku për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur në krah.
“Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle”, shkruhet në njoftimin e policisë.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, teksa autori ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje.
Another serious incident has been reported at a school in our country, this time in Cakran, Fier.
According to initial police reports, two students were involved in a fight with each other, resulting in one of them being injured in the arm.
“KORÇA BOOM”