Shumë futbollistë duhet të kapin shansin, ti bëjnë presion…
- Korca Boom
- Oct 30, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/37e57fab-67d2-45f8-9971-360d852f7cbe.jpg
Nga organika e korçarëve sot mungojnë gjashtë futbollistë titullarë, pra pak a shumë gjysma e ekipit që luan në fushë. Natyrisht që do të zëvendësohen dhe do të hidhen në fushë futbollistë që kanë pasur pak mundësi të aktivizohen.
Kjo është një anë disi negative për ekipin por shumë pozitive për atë që do të hidhen si titullarë, ka nga ata që e kanë humbur vendin, ka nga ata që e aspirojnë një gjë të tillë.
Tani erdhi moment edhe për ta, pasi rruga është e gjatë, tani ata duhet të tregojnë se sa vlera dhe aftësi kanë dhe kjo do tu sjellë edhe vendin e titullarit për ndeshjet e tjera, ata duhet ti tregojnë stafit se e meritojnë dhe e duan të jenë titullarë, çdo gjë varet nga këmbët e tyre, por në fund të fundit fiton ekipi nga këta futbollistë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”