top of page

Si ka ndryshuar Skënderbeu sipas Hektor Kapllanit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 4
  • 2 min read

Skuadra korçare ka ndryshuar trajnerin në fund të vitit të kaluar dhe tani mund të thuhet se epoka Gjoka ka filluar të ndihet. Kjo është më e dukshme në dy ndeshjet e fundit, ku janë arritur dy fitore. Gjoka ka kërkuar kohën e tij për të sjellë ndryshime, por edhe futbollistët e rinj që ka afruar kanë kërkuar të njëjtën gjë.

Sipas specialistit Hektor Kapllani: “Mund të them se shikoj ndryshime nga ajo që ishte me Gvozdenoviçin. Ekipi është më i kujdesshëm në lojë dhe njëkohësisht do të thosha se, nga ana taktike, nuk është shumë i hapur dhe nuk kalon në aventura. Ka një përqendrim më të madh dhe ka treguar më shumë grintë në fushë. Është një ekip që shfrytëzon rastet e krijuara, dhe kjo vjen nga taktika e lojës, por edhe nga aftësia. Një tipar dallues është se ekipi ka filluar të luajë më lirshëm dhe ka më pak gabime individuale.”

Duket qartë, sipas analizës së Kapllanit, se ekipi ka ndryshuar, dhe vërtet Gjoka ka merituar titullin si trajneri më i mirë i javës, ndoshta për herë të parë që kur ka marrë drejtimin e ekipit.

According to specialist Hektor Kapllani: “I can say that I see changes from what it was with Gvozdenoviç. The team is more careful in their play, and at the same time, I would say that tactically, they are not very open and do not take risks. There is a greater focus, and they have shown more grit on the field. It’s a team that takes advantage of the created chances, and this comes from the tactical approach to the game, but also from their skills. A distinguishing feature is that the team has started playing more freely and makes fewer individual mistakes.”

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page