Skënderbe, fjalën turp e ke pak/ Po tani kush e ka fajin?!
- Korca Boom
- Jan 19
- 2 min read
Ka përfunduar mbrëmjen e sotme ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë me fitoren e thellë të shkodranëve 0-4, një humbje për Skënderbeun që “djeg” jo pak dhe që kushton shtrenjtë. Skënderbeu me këtë disfatë të sotme, tregoi edhe njëherë se ndoshta “treni” i kategorisë së parë është për ta dhe nuk e meritojnë që të qëndrojnë në këtë “Abissnet Superiore”.
Skënderbe pa “gjak” në fushë. Skënderbe pa grintë. Skënderbeu pa asnjë lidhje me Skënderben që jemi mësuar ta shikojmë. Skënderbe që fjalën turp e ka pak. Të gjithë sot në juglindje prisnin kthesën e fanelës bardhekuqe, por sot kjo fanelë u turpërua. U turpëua më keq se asnjëherë tjetër, pasi të gjithë për këtë gjendje janë fajtorë. Që nga lojtarët në fushën e lojës, që thuajse ishin të dorëzuar që në fillim dhe deri te trajneri Ernest Gjoka.
Që kur erdhi në stol Gjoka, ky Skënderbe nuk prodhon lojë të bukur, nuk të kënaq edhe pse më parë kur humbiste të kënaqte shpirtin me lojë vërtet të bukur dhe ishte “hirushja” e superligës. Po sot si ta cilësojmë këtë skuadër që pësoi katër gola dhe mund të kishte pësuar edhe më shumë se kaq?!
Një Vllazni që erdhi në mes të së ftohtës dhe ndali gjasme “ujqërit e dëborës”, pasi ata që ishin në fushë vetëm “ujqër” nuk ishin, por “lepuj”.
Fjalën turp e keni pak!
E turpëruan këtë Skënderbe sonte! Vërtet e turpëruan!
Tonight’s match between Skënderbeu and Vllaznia ended with a resounding victory for the Shkodrans, 0-4, a loss for Skënderbeu that “stings” deeply and comes at a high cost. With this evening’s defeat, Skënderbeu once again demonstrated that perhaps the “train” of the first division is beyond their reach, and they may not deserve to remain in the “Abissnet Superiore.”
Skënderbeu lacked “blood” on the field. Skënderbeu lacked grit. Skënderbeu bore no resemblance to the team we are used to seeing. A Skënderbeu for whom the word “shame” feels like an understatement. Everyone in the southeastern region was expecting a turnaround from the white-and-red jersey, but tonight this jersey was humiliated. Humiliated worse than ever before, as everyone bears responsibility for this state of affairs—starting with the players on the field, who seemed almost resigned from the outset, and ending with coach Ernest Gjoka.
“KORÇA BOOM”