top of page

Skënderbe heroik në Elbasan. Mposht Dinamon dhe 1 hap larg gjysmëfinales

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 6
  • 3 min read

Dinamo-Skënderbeu 0-2

Shënues: Bismark 50’, Loran (aut) 56’

Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi (Toli 63’), Vila (Karamba 63’), Bregu, Nani, Qefalija (Jonuzi 63’), Meksi (Maliqi 63’), Aliji, Loran. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Alia, De Oliveira, Prençi, Merlim (Estrela 65’), Dumfur, Amadou Sabo (Rabiu 65’), Janaqi, Çuçka (Rashica 46’), Zenullari (Shaqe 29’), Luquinhas, Bismark (Felipe 79’). Trajner: Ernest Gjoka

Kartonëtë verdhë: Toli / Alia

Dinamo dhe Skënderbeu luajnë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në Elbasan, ndërkohë që bardhekuqtë e nisën ndeshjen me disa ndryshime në fushë, për t’u dhënë minuta edhe të rinjve që mbërritën pak ditë në këtë merkato dimërore.

Skënderbeu ka rastin e parë qysh në minutën e 2-të me anë të Bismark, që për pak sa nuk shënon, ndërkohë që Zabërgja i kundërpërgjigjet me të njëjtën “monedhë”, por është kaptieni Prençi që e bllokon.

Minutat e mëpasme janë të qeta dhe pa raste, për të ardhur e 16-ta minutë, ku Luquinhas dërgon një top të bukur në zonë, por askush nga sulmuesit nuk arrin ta shtyjë në kuadrat.

Dejvi Bregu për blutë ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi në të 26-ën minuta, por po kaq mjështërisht me grushtimin e topit është Marko Alia që shpëton një gol të sigurt për të tijtë.

Minutat e mëpasme janë të qeta dhe pa shumë raste, ndërkohë që ekipet luajnë larg zonave të 16-të metrave.

Deri në fundin e pjesës së parë është Skënderbeu që krijon disa momente të mira, madje edhe këndore, por pa arritur të shënjestrojë portën e Dinamos. Përfundojnë 45 minutat e para 0-0.

Pjesa e dytë nis me një ndërrim për Skënderbeun, teksa Rashica hidhet në fushën e lojës.

Vetëm pak minuta pas startit të pjesës së dytë është Skënderbeu që shtang Dinamon. Bismark merr një top të saktë në hyrje të zonës, gjuan me të majtën dhe shënon golin e avantazhit për Skënderbeun.

Akoma pa shijuar golin e avantazhit bardhekuqtë festojnë edhe të dytin. Është aksion nga e majta e sulmit topi në zonë për Rashicën, por Loran në tentativë për ta larguar topin e dërgon topin në rrjetën e tij dhe 0-2 për Skënderbeun.

Pas shënimit të dy golave Skënderbeu administron mirë avantazhin dhe përpiqet të ulë ritmin e ndeshjes. Dinamovitët kryejnë katër ndërrimë dhe Skënderbeu dy të tilla.

Është Felipe në minutën e 88-të që për pak sa nuk shënon edhe të tretin, topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Dinamo është e paqartë në vijën e parë të sulmit, sidomos në fundin e takimit dhe përfundimisht 0-2 për Skënderbeun që është shumë pranë gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë me këtë fitore të parë në transfertë.

Ndeshja e kthimit luhet më 26 shkurt në stadiumin “Skënderbeu”.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

2′ –  Bismark ndez sirenat e alarmit që në fillim të ndeshjes, del përballë portës dhe nuk gjen dot kuadratin, duke mos shënuar një rast të pastër goli.

 4′ – Zabërgja i afrohet golit. Prençi bllokon gjithçka dhe shpëton golin për blutë.

16′ – Luquinhas ul një top mjaft bukur dhe e dërgon në zonë, por Hoxha për Dinamon mbyll dhe largon rrezikun.

26’ – Goditje dënimi për Dinamon. Dejvi Bregu gjuan në një goditje dënimi dhe Marko Alia bën mrekulline me grushtimin e topit në këndore.

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

50’ – Është Bismark që përballë portës në hyrje të zonës së rreptësisë gjuan me të majtën dhe kalon Skënderbeun në avantazh, 0-1 për bardhekuqtë.

56’ – Skënderbeu shënon edhe të dytin. Është Loran për Dinamon që pas një krosi në zonë për Rashicën, e largon topin në mënyrë të gabuar duke e dërguar në kuadratin e vet. 0-2 për Skënderbeun.

88’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon edhe golin e tretë. Felipe diagonal nga e majta e sulmit gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Përfundimisht 0-2 për Skënderbeun.

Dinamo and Skënderbeu are playing the first quarter-final match of the Albanian Cup in Elbasan, with the latter starting the match with several changes on the field, aiming to give playing time to the new signings that arrived just a few days ago during this winter transfer window.

Skënderbeu had the first chance in the 2nd minute through Bismark, who nearly scored, while Zabërgja responded in kind, but team captain Prençi blocked the shot.

The following minutes were quiet with no significant chances, until the 16th minute when Luquinhas delivered a nice ball into the box, but no striker was able to push it into the goal.

Dejvi Bregu for the Blues took a brilliant free kick in the 26th minute, but just as brilliantly, Marko Alia saved a certain goal for his team with a punch.

The following minutes were calm with few chances, as both teams played away from the 16-meter boxes.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page