SKËNDERBEU/ 3 ndeshje në 10 ditë, të treja në shtëpi. Me Vorën të mërkurën!
- Korca Boom
- Jan 12
- 2 min read
Pas barazimit të parë të vitit në transfertën e vështirë të kryeqytetit me Partizanin, Skënderbeu është kthyer menjëherë në shtëpi për të filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës që përkon me atë të Kupës së Shqipërisë.
Një pikë në ndeshjen e javës së 20-të për kampionat sigurisht që ka rritur së tepërmi edhe moralin dhe gjendjen psikologjike të ekipit, ndërkohë që tashmë është radha që të bardhekuqtë të luajnë jo një, por tre ndeshje radhazi në shtëpi, pra shorti është shumë i favorshëm.
Gjithçka fillon me përballjen e kësaj së mërkure, ku Skënderbeu në raundin e 1/8 të Kupës do të presë në shtëpi Vorën, takim që do të luhet në datën 15 janar dhe do të startojë në orën 17:00. Kjo përballje është sërish me një ndeshje dhe Skënderbeu ka si objektiv të kalojë turin e mëtejshëm për të vijuar rrugëtimin në Kupë.
Më pas vjen radha e kampionatit dhe bardhekuqtë kanë edhe dy ndeshje të tjera për të luajtur në shtëpi. Sipas shortit Skënderbeu do të presë në javën e 21-të Vllaznisë në Korçë dhe po në shtëpi do të presë edhe Teutën një përballje që vlen për javën e 22-të, pra dy ndeshje radhazi në kampionat në stadiumin “Skënderbeu”.
Me Vllazninë, Skënderbeu do të përballet për 19 janar në orën 16:30, ndërkohë që me Teutën do të luajë më 25 janar dhe ndeshja do të startojë po në orën 16:30.
Tre ndeshje radhazi në shtëpi për Skënderbeun në fushën e vet, tre ndeshje që do të flasin shumë për vazhdimësinë dhe është momenti që skuadra të reagojë me rezultate pozitive dhe të rikthehet te fitorja, që të paktën në kampionat mungon prej më shumë se 11-të ndeshjes.
Ja 3 ndeshjet e radhës në shtëpi për Skënderbeun!
15.01.2025 Skënderbeu-Vora (Kupa e Shqipërisë) Ora 17:00
19.11.2025 Skënderbeu-Vllaznia Ora 16:30 (Java 21)
25.01.2025 Skënderbeu-Teuta Ora 16:30 (Java 22)
After their first draw of the year in a challenging away match against Partizani, Skënderbeu has quickly returned home to prepare for their next game, which coincides with the Albanian Cup.
Earning one point in the 20th round of the championship has significantly boosted the team’s morale and psychological state. Now, the team is set to play not one but three consecutive home games, making the schedule highly favorable.
The series begins this Wednesday with a clash in the Round of 16 of the Cup, where Skënderbeu will host Vora at home. The match is scheduled for January 15th and will kick off at 17:00. This encounter is a single-leg match, and Skënderbeu’s objective is to advance to the next round and continue their journey in the Cup.
“KORÇA BOOM”