SKËNDERBEU/ Bindin Bego, Sandowall dhe blerja e fundit Rozi
- Korca Boom
- Jan 18
- 2 min read
Skënderbeu e ka nisur vitin 2025-së me një fitore bindëse ditën e djeshme në Durrës. Ka qenë ndeshja e javës së 5-të e Kupës së Shqipërisë, teksa për Grupin A, Teuta-Skënderbeu u mbyll me fitoren e pastër të kampioneve 0-3.
Një fitore e lehtë e vajzave të Kojës që me këtë fitore vijojnë të “blindojnë” kreun me 15 pikë të plota në 5-së javë të luajtura. Në këtë grup Skënderbeu duket se nuk ka rivaled he tashmë mbetet të shikojmë vetëm fazën finale dhe për të konfirmuar trofeun e Kupës, një tjetër objektiv për vajzat e rrjetës bardhekuqe.
Në fitoren e djeshme Skënderbeu zhvilloi një performancë të shkëlqyer, por u dalluan tre lojtare me lojën e tyre. Ka qenë trajneri Orlando Koja që pas kësaj fitorejej ka vlerësuar maksimalisht me performancën e tyre kapitenen e ekipit Elena Bego dhe Elisabeth Sandowall me një sukses prej 70% në vijën e parë të sulmit, ndërkohë që lojë perfekte në shpërndarjen e lojës ka zhvilluar edhe blear dimërore e Skënderbeut, Rozi. Të tre lojtaret i sjellim në foton e mëposhtme.
Ndeshja e radhës për Skënderbeun në volejboll për femra do të jetë ajo përballë Dinamos në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ndeshje e cila do të luhet më 21 janar, pra të martën e ardhshme dhe do të startojë në orën 16:00. Duket se edhe përballja e radhës do të jetë e lehtë për këtë Skënderbe.
Suksese vajzave badhekuqe!
RENDITJA PAS 5-SË NDESHJEVE:
Skënderbeu 15 pikë
Teuta 9 pikë
Barleti Volley 2 pikë
Dinamo 1 pikë
Skënderbeu started the year 2025 with an impressive victory yesterday in Durrës. It was the match for the 5th round of the Albanian Cup, where, in Group A, the Teuta-Skënderbeu match ended with a clean 0-3 win for the champions.
A straightforward victory for Koja’s girls, who, with this win, continue to “lock down” the top spot with a perfect 15 points in 5 matches played. In this group, Skënderbeu appears to have no rivals, and now the focus shifts to the final phase to confirm the Cup trophy, another objective for the red-and-white net players.
“KORÇA BOOM”


















