SKËNDERBEU/ Bylisi dhe Elbasani “treni” i fundit për 2024-ën!
- Korca Boom
- Dec 12, 2024
- 2 min read
Edhe ndërrimi i trajnerit te Skënderbeu nuk ka sjellë ndryshime në rezultatet e Skënderbeut, pasi pas barazimit të një javë më parë me Tiranën erdhi menjëherë humbja e fundit ndaj Egnatias në Rrogozhinë.
Një humbje që “dogji” edhe më shumë, jo sepse Skënderbeu u mposht nga kryesuesit e Superligës, por sepse skuadra e Gjokës nuk po mbledh dot veten edhe pas 17-të javëve të luajtura deri tani.
Vetëm 14-të pikë në tabelën e klasifikimit dhe me vetëm 3 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje, Skënderbeu ka treguar qartë se ka probleme të mëdha, ku midis të tjerash edhe ana psikologjike është më e keqja në këtë superligë të këtij sezoni.
Skënderbeu pas plot 17-të javësh tashmë është në fundin e ftohtë të kësaj superlige dhe kjo ka nxjerrë në pah edhe problemet madhore të bardhekuqve.
Një javë përpara fundit të fazës së dytë dhe dy javë nga fundi i ndeshjeve për vitin 2024-ër, Skënderbeu ka shansin e madh që në 180 minutat e ardhshme të luajë gjithçka për gjithçka. Themi këtë pasi këtë javë, pra më 15 dhjetor në javën e parafundit të fazës së parë Skënderbeu do të presë Bylisin, skuadrën që ka të njëjtën situatë si Skënderbeu, por që ndodhet sipër bardhekuqve.
Dhe shorti është po me Skënderbeun, pasi më 21 dhjetor do të presë sërish Elbasanin në shtëpi. Pra, dy ndeshjet e fundit të 2024-ës të dyja në shtëpi dhe vetëm nëse Skënderbeu siguron 6 pikë në këto dy javë, mund të themi se ka filluar të ndryshojë, pasi në të kundërt….
Le të presim dhe të shohim, pasi dy javët e fundit janë “treni” që Skënderbeu duhet të arrijë të tregojë se këtë superligë nuk është ai që duket me pikë në tabelën e klasifikimit. Në këto 180 minuta Skënderbeu ka dhe shortin me vete, prandaj “ujqërit” duhet ta shfrytëzojnë këtë moment.
JAVA 18
(E Diel, 15 Dhjetor 2024) Ora 16:30
Skënderbeu-Bylis
JAVA 19
(E Shtunë, 21 Dhjetor 2024) Ora 16:30
Skënderbeu-Elbasani
The coaching change at Skënderbeu has not yielded any improvements in their results. Following last week’s draw against Tirana, the team suffered a disappointing defeat against Egnatia in Rrogozhinë.
This loss was particularly painful, not because they were beaten by the Superliga leaders, but because Gjoka’s team continues to struggle after 17 rounds of play this season.
“KORÇA BOOM”


















