top of page

Skënderbeu/ Ja çfarë ka fituar kundër Dinamos

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 28
  • 2 min read

Korçarët janë eleminuar nga Kupa, aty ku Dinamo i ka mundur në ndeshjen e kthimit me katër gola të shënuar. Natyrisht, kjo nuk përbën lajm për shumë arsye, ku primar është fakti se korçarët po mendojnë vetëm për mbijetesën në Superligë dhe Kupa kishte kaluar në plan të dytë.

Por jo gjithçka ka shkuar me humbje, pasi ekipi korçar ka fituar shumë dhe kjo lidhet me futbollistët e rinj të talentuar që janë aktivizuar. Kjo ka qenë totalisht e dukshme, ku jo vetëm që kanë qenë të aftë të mposhtin kundërshtarin në sulmet e tyre, por ishin edhe shumë pranë kualifikimit.

Po të shohësh, janë futbollistë që vijnë nga ekipi i U-19, të cilët janë në krye të renditjes. Madje është aktivizuar edhe një futbollist 15-vjeçar, siç ishte Shkëmbi, për të vazhduar me Gift, Emanuel, Xhixho, Beluli, Nasto, Ukiçi etj., që vërtet kanë zhvilluar një ndeshje të madhe. Për të vazhduar edhe me portierin Rroku, një nga më të mirët me pritjet e tij, që duket kështu është një pikë e fortë për portën dhe pse jo edhe në vazhdimësi.

Kjo jep një mesazh shumë të madh, që Korça prodhon talente dhe duhet parë një politikë sportive për t’i pasur këtu në ekip dhe të jenë ata që do të përbëjnë bazën e ekipit për shumë e shumë arsye.

If you look closely, there are players coming from the U-19 team, who are at the top of the standings. In fact, even a 15-year-old player, such as Shkumbi, was activated, followed by Gift, Emanuel, Xhixho, Beluli, Nasto, and others, who truly delivered a great match. The goalkeeper Rroku also stands out, one of the best with his saves, and this shows he is a strong point for the goal and potentially even in the future.

This sends a very strong message that Korça produces talent, and there should be a sports policy in place to keep them here in the team, as they will form the foundation of the team for many reasons.”

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page