SKËNDERBEU/ Ja sa vlejnë 4 blerjet e fundit dimërore!
- Korca Boom
- Feb 7
- 2 min read
Mamane Amadou Sabo, João Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr janë katër blerjet e fundit dimërore, teksa këta futbollistë kanë vetëm pak ditë që kanë veshur fanelën e Skënderbeut dhe tashmë ka ardhur radha që ti shikojmë edhe në fushën e lojës.
Po sa vlejnë këta futbollistë sipas transfermarkt!?
Saleh Nasr është egjiptiani që tashmë ka veshur fanelën e Skënderbeut dhe vjen nga Teuta e Durrësit, duke e njohur mirë kampionatin shqiptar. Sipas transfermarkt Nasr vlen 250 mijë euro është 25-vjeç dhe pritet që të jetë një lojtar formacioni te bardhekuqtë.
Mamane Amadou Sabo është 20-vjeçar nga Nigeri, ndërkohë që vjen nga Suedia, ku është aktivizuar me Hammarby. Sot sipas tranfermarkt Sabo vlen 100 mijë euro, ndërkohë që pritshmëritë për këtë futbollist janë të mëdha dhe dje u pa edhe në fushë në ndeshjen e Kupës ndaj Dinamos.
Joao Felipe është braziliani 26-vjeçar që u aktivizua edhe ky 12 minuta në përballjen e djeshme të Skënderbeut për Kupë ndaj Dinamos, ndërkohë që vjen pas një eksperience në Brazil dhe për herë të parë vjen në Europë dhe pikërisht në Shqipëri. Luan si sulmues dhe dje zëvendësoi Bismark, ndërkohë që për momentin nuk ka një vlerë tregu.
Altin Ukiçi është 19-vjeçari që vjen nga Kosova dhe shikohet si një nga talented e së ardhmes, ndërkohë që dje ishte në stolin e rezervave. Nga Mitrovica, ka qenë pjesë e kroatëve të Zadar U-19, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Çeki me Liberec B. Ka shumë të ardhme si futbollist dhe sigurisht ka një moshë të vogël dhe nuk vlerësohet akoma nga transfermarkt.
Suksese katër blerjeve të fundit të Skënderbeut!
Mamane Amadou Sabo, João Felipe, Altin Ukiçi, and Saleh Nasr are the four latest winter signings. These players have only been wearing Skënderbeu’s jersey for a few days, and now it’s time to see them in action on the field.
But how much are these players worth according to Transfermarkt?
Saleh Nasr is the Egyptian player who has now joined Skënderbeu from Teuta Durrës, making him already familiar with the Albanian league. According to Transfermarkt, Nasr is valued at €250,000, is 25 years old, and is expected to be a key player for the white and reds.
“KORÇA BOOM”