top of page

SKËNDERBEU/ Lajmi i mirë nga të dëmtuarit, rikthehet…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 1, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/date-30.jpg

Mungesat e kësaj jave janë ato që përcaktuan edhe ecurinë e ekipit. Nuk ishin pak, por gjysma e titullarëve, kjo për arsyen e dëmtimeve, por edhe të dy të skulifikuarëve për shkak kartonësh. Tashmë vjen një lajm i mirë dhe kjo në lidhje me Balajn i cili u dëmtua në ndeshjen me Elbsanin dhe tashmë mund të thuhet me një siguri se do të jetë gati për ndeshjen kundër Vllaznisë.

Edhe pse futbollisti ka punuar edhe dje në mënyrë individuale, sot është marrë konfirmimi nga stafi mjekësor se është gati për seancat e radhës me ngarkesë të plotë dhe duke qenë se duhen edhe tre ditë nga momenti i ndeshjes, stafi teknik është i bindur, pas fjalës së stafit mjekësor, se Balaj do të jetë gati.

Kështu zgjidhet edhe çështja e sulmuesit të krahut të djathtë që rrit edhe më shumë forcën sulmuese të ekipit.                                    

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page