Skënderbeu/ Për korçarët nuk ka pushim
- Korca Boom
- Oct 31, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Stervitja-e-marte-23.jpg
Dita e sotme si një ditë pas ndeshjes mund të ishte edhe një ditë pushimi, por stafi i korçarëve ka menduar ndryshe. Kështu është parë që edhe sot ekipi ka qenë në proces stërvitor, kjo e lidhur me atë se është e nevojshme një seancë rehabilituese.
Kjo bëhet edhe më e domsodoshme kur tashmë dihet se do të luhet ditën e diel dhe nuk ka kohë për të rifilluar përgatitjet e ndeshjes së radhës.
Gjithashtu, nga sa është mësuar ka pasur edhe një analizë për këtë ndeshje. Trajneri dhe stafi janë munduar t’i mbajnë të tyret me besimin tek vetja se do t’ia dalin dhe nuk duhet aspak të jenë pesimistë. Në këtë drejtim kanë të drejtë se në fund të fundit ky është grupi për momentin dhe duhet t’i merret më e mira deri në fund të këtij viti.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”