SKËNDERBEU/ Rikthehet Luko Vaskez, Ardit Nikaj e mbylli 2024-ën!
- Korca Boom
- Oct 22, 2024
- 2 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/456264943_18453179083012072_8250278314041710411_n.jpg
Skënderbeu të shtunën luan ndeshjen e parë të fazës së dytë, duke filluar në këtë mënyrë xhiron e parë të fazës së dytë.
Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen hapëse të sezonit ku Skënderbeu dhe Elbasani u ndanë në stadiumin “Skënderbeu” në atë barazim 1-1, ku ishin bardhekuqtë që shënuan të parët në minutën e 18-me anë të Elvis Prençit, ndërkohë që Bruno Lulaj do të barazonte në të 82-ën minutë. Një barazim që erdhi nga dy kapitenët e ekipeve respektive.
Tashmë erdhi radha që Skënderbeu të kthejë vizitën në Elbasan, ndeshje e cila do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 17:00. Situata në kampin bardhekuq duket se është e mirë pas fitores së dytë dhe është rikthyer besimi që Skënderbeu mund të marrë pikë kudo, pavarësisht se ndaj Bylisit ishin pikët e para të sezonit në ndeshjet në transfertë.
Përsa i përket rikthimeve nga lojarët që munguar vlen të theksohet se është gati mbrojtësi Luko Vaskez që mungoni në ndeshjen e kaluar në Ballsh për shkak të pezullimit për arsye të kartonit të kuq.
I vetmi shqetësim që duket se do të jetë gjatë është ai i Ardit Nikaj, teksa e pakta tre muaj sulmuesi në fjalë do ti mungojë këtij Skënderbeu. Akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga klubi “Skënderbeu” në lidhje me dëmtimin, por një gjë e tillë do të bëhet e ditur në ditët në vazhdim, teksa pritet operacioni i Nikaj, gjë që do të thotë se 3 muaj është më e pakta që do të mungojë.
Po ti shtosh edhe Andrea Gerco lojtarin e larguar nga Skënderbeu, mund të themi se këto janë shqetësimt e vetme të Skënderbeut përpara Ebasanit, teksa stafi teknik ka më shumë lojtarë në dispozicion, pasi kujtojmë që gati janë edhe lojtarët e fundit që u afruan në merkaton verore. Një gjë është e sigurtë, që Skënderbeu këtë fundjavë shkon për pikë në Elbasan.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”