top of page

SKËNDERBEU/ Sa shumë i duhet nesër fitorja me Partizanin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 29, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/05a9ef94-46eb-4a83-b521-12d57a42ec02.jpeg

Nesër dhe pasnesër, pra të mërkurën dhe të enjten luhet java e 11-të e superligës, ndërkohë që te Skënderbeu të gjithë janë optimistë për një rezultat pozitiv, që cilësohet fitorja si shumë e domosdoshme ndaj Partizanit.

Kujtojmë që Partizani ndodhet në vendin e parë me 17 pikë dhe Skënderbeu ka 11 pikë, ndërkohë që Skënderbeu vjen në këtë ndeshje pas dy rezultateve pozitive, fitores në Ballsh ndaj Bylisit dhe barazimit 1-1 po në transfertë, por në Elbasan.

Gjendja morale e skuadrës është më e mira, ndërkohë që problemi i vetëm janë disa mungesa për arsye kartonësh dhe mpër shkak dëmtimesh.

Gjithsesi Skënderbeu shpreson shumë që të bëjë më të mirën dhe përballja e nesërme në orën 17:00 është njësoj si “derbi”, për vetë faktin se sa herë vjen Partizani në Korçë stadium mbushet plot e përplot ku tifozët duan vetëm fitoren.

Një ndeshje si kjo i ka të gjitha brenda dhe spektakli nesër është i garantuar.

Sot pritet që skuadra të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, ndërkohë që si drejtuesit e klubit me në krye presidentin Ardjan Takaj, por edhe stafi teknik dhe futbollistët janë shumë optimistë.

Skënderbeu në rast se fiton afrohet shumë me ekipet e kreut dhe prandaj fitorja nesër është shumë e rëndësishme.

Forca “Ujqër”!

Java 11

E Mërkurë 30.10.2024

Ora 14:00 Laçi-Egnatia

Ora 17:00 Tirana-Vllaznia

Ora 17:00 Skënderbeu-Partizani

E Enjte 31.10.2024

Ora 17:00 Dinamo-Bylis

Ora 17:00 Teuta-Elbasani

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page