SKËNDERBEU 11 ditë kohë për të përgatitur Bylisin!
- Korca Boom
- Oct 9, 2024
- 2 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/455254355_896889412479402_7639756030932795442_n-1.jpg
Ky moment pushimi duket se erdhi në momentin e duhur për Skënderbeut, teksa pas rezultateve negative, tashmë është kjo minifazë që do të ndihmojë bardhekuqtë për të ndryshuar dhe për të gjetur ritmin e duhur.
Në 5 ndeshjet e fundit skuadra bardhekuqe ka shënuar 4 humbje dhe vetëm 1 fitore, ndërkohë që këto rezultate kanë bërë që Skënderbeu të renditet tashmë në vendin e 8-të në renditje me vetëm 7 pikë.
Skënderbeu ka filluar tashmë seancat stërvitore në qytetin juglindor dhe stafi teknik po punon në aspektin psikologjik së pari dhe në aspektin fizik që edhe lojtarët që nuk kanë qenë në formë të kapin ritmin e duhur deri më 20 tetor.
Ndeshja e radhës do të jetë edhe e fundit e fazës së parë dhe Skënderbeu duhet të fillojë ciklin e ri me rezultate pozitive, ndërkohë që Bylisi është dueli i duhur për tju larguar fundit të renditjes. Plus kësaj kujtojmë që ballshiotët do të luajnë pa praninë e tifozëve pasi janë të dënuar dhe ky është një plus tjetër për këtë Skënderbe.
Gjithsesi ka shumë kohë deri më 20 tetor dhe Skënderbeu duhet të qetësohet dhe të presë momentin për të filluar rrugëtimin e rezultateve pozitive.
Për momentin nuk ka asnjë dëmtim, ndërkohë që me ekipin deri më 15 tetor do të mungojnë vetëm treshja e kombëtares U-21, Ermir Rashica, Ardit Nikaj dhe Delvid Janaqi.
Java 9
20 tetor 2024 (E dielë)
ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu
Java 10
26 tetor 2024 (E shtunë)
ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu
Java 11
30 tetor 2024 (E mërkurë)
ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani
Java 12
3 nëntor 2024 (E dielë)
ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu
Java 13
9 nëntor 2024 (E shtunë)
ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”