SKËNDERBEU/ 4 finalet e fundit. Nga Laçi te Bylisi javën e fundit. Shikoni kalendarin!
- Korca Boom
- Apr 2
- 2 min read
Edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kësaj superlige. E thënë ndryshe edhe 360 minuta makth për 5 skuadrat e vendeve të fundit, te cilat mes tyre do të zgjidhin enigmën se cilat do të jenë 2 ekipet që do të zbresin një kategori më poshtë.
Skënderbeu ashtu si edhe të tjerat ka 4 finale për të luajtur, duke nisur nga kjo e diel në Laç dhe për ta mbyllur në javën e fundit me Bylisin në stadiumin “Skënderbeu”.
4 ndeshje të cilat do të luhen në harkun kohor të 21 ditëve, pasi më 27 prill do të mbyllet superliga për t'ia lënë vendin më pas FINAL FOUR apo edhe dueleve të “play-out”-it
Për bardhekuqtë e trajnerit Ernest Gjoka kjo javë nis me një transfertë shumë delikate në Laç, ndeshje që është zyrtarizuar se do të startojë në orën 15:00 të 6 prillit.
Më pas Skënderbeu do të kthehet të luajë në shtëpi, me një tjetër kundërshtar direkt për rënien, siç është Tirana. Kjo ndeshje edhe pse nuk është zyrtarizuar pritet të startojë më 12 prill.
Më pas për javën e 35-të të superligës, Skënderbeu do të luajë transfertën e fundit të sezonit në Rrogozhinë ndaj Egnatias kryesuese që e ka siguruar FINAL FOUR. Kjo përballje është planifikuar të luhet më 19 prill.
Për ta mbyllur sezonin me një ndeshje tjetër në shtëpi dhe që pritet të jetë po kaq delikate. Skënderbeu do të presë më 27 prill Bylisin, në qytetin juglindor dhe këto janë 4 finalet e fundit të këtij Skënderbeu, ku bardhekuqtë kanë shanse të mëdha që të shpëtojnë rënien nga superliga.
Suksese “Ujqër”!
4 ndeshjet e fundit të Skënderbeut:
JAVA 33 Laçi-SKËNDERBEU (6 prill 2025) Ora 15:00
JAVA 34 SKËNDERBEU-Tirana (12 prill)
JAVA 35 Egnatia-SKËNDERBEU (19 prill)
JAVA 36 SKËNDERBEU-Bylis (27 prill)
“KORÇA BOOM”
