SKËNDERBEU 4 ndeshje transferte (Bylis, Elbasani, Vllaznia, Teuta), pret vetëm Partizanin!
- Korca Boom
- Oct 9, 2024
- 2 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/456234450_8256162351088710_6122902556442349745_n.jpg
Në këto momente sjellim zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.
Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.
Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.
Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.
Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.
Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:
Java 9
20 tetor 2024 (E dielë)
ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu
Java 10
26 tetor 2024 (E shtunë)
ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu
Java 11
30 tetor 2024 (E mërkurë)
ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani
Java 12
3 nëntor 2024 (E dielë)
ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu
Java 13
9 nëntor 2024 (E shtunë)
ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”