top of page

SKËNDERBEU 97 ditë pritje për fitoren e 4-t të sezonit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 26
  • 2 min read

Më 20 tetor të vitit të kaluar në atë ndeshje të javës ë 9-të të Superligës, Bylis-Skënderbeu 0-1 u desh një gol i Ermir Rashicës në minutën e 82-të që të shënonte fitoren e Skënderbeut në transfertë dhe qysh prej asaj date dhe deri dje Skënderbeu ka arritur të shënojë vetëm barazime dhe humbje.

Ditën e djeshme u desh sërish Ermir Rashica që të shënonte një tjetër fitore për Skënderbeun në një kohëzgjatje kaq të madhe prej 97 ditësh. Rashica e shënoi dje golin në minutën e 80-të dhe sigurisht që kjo nuk është rastësi, pasi talenti kosovar sigurisht është nga ata futbollistë që vlen shumë dhe jo më kot do të shitet në të tilla shifra mbi 800 mijë euro.

Skënderbeu tashmë me këtë fitore mendohet se e ka kaluar ngërçin, por sërish kjo duhet pritur dhe duhet parë, pasi përpara janë ndeshje të forta dhe të vështira për t’u kaluar, madje e radhës do të jetë me Dinamon në transfertë.

E rëndësishme është që skuadra reagoi më së fundi dhe ky është momenti më delikat për këtë Skënderbe. Qoftë fitorja e kthesës së madhe kjo ndaj Teutës, por Skënderbeu këtë gjë duhet ta kishte bërë javë më parë.

Dinamo të shtunën e ardhshme do të jetë ndeshja e vazhdimësisë dhe që do të vërtetojë nëse Skënderbeu vërtet ka reaguar, apo ishte thjesht një shkëndijë trepikëshi i fundit.

Suksese Skënderbe!

On October 20th of last year, during the 9th week of the Superliga, in the match between Bylis and Skënderbeu (0-1), it took a goal from Ermir Rashica in the 82nd minute to secure Skënderbeu’s victory away from home. Since that date and until yesterday, Skënderbeu had only managed draws and losses.

Yesterday, it was once again Ermir Rashica who scored another victory for Skënderbeu after a long stretch of 97 days. Rashica netted the goal in the 80th minute, and this is certainly no coincidence, as the Kosovar talent is undoubtedly a highly valuable player, with his transfer estimated to exceed €800,000.

With this victory, it is thought that Skënderbeu may have overcome its slump, but this remains to be seen, as there are tough and challenging matches ahead. The next match will be against Dinamo, away from home.

What matters most is that the team has finally responded, and this is a critical moment for this Skënderbeu team. Let this victory against Teuta be the turning point, but it’s clear that Skënderbeu should have acted weeks earlier.

The match against Dinamo next Saturday will be crucial for consistency and will prove whether Skënderbeu has truly bounced back or if the recent three-point spark was just a flash.

Good luck, Skënderbeu!

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page