top of page

Skënderbeu-Bylis e gjykon ai që gjykoi të enjten Hoffenheim-FCSB!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 15, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu-Bylis është përballja që starton në orën 16:30, ndërkohë që tashmë janë përcaktuar edhe gjyqtarët e kësaj përballjeje që ka marrë interes të madh për vetë pozitat që kanë të dy skuadrat në tabelën e klasifikimit.

Tashmë është zbuluar edhe gjyqtari dhe do të jetë Juxhin Xhaja kryesori i ndeshjes së sotme, ndërkohë që kujtojmë se të enjten që kaloi ai gjykoi në Gjermani ndeshjen mes Hoffenheim-FCSB dhe kjo do të thotë se vjen nga Gjermania direkt për të gjykuar ndeshjen e Korçës.

Federata tashmë ka vendosur edhe pjesën tjetër që do të jenë sot pjesë e gjykimit në sfidën mes Skënderbeut dhe Bylisit.

Më poshtë sjellim dhe ekipin e “xhaketave të zeza”!

SKËNDERBEU – BYLIS

Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja

Asistent 1: Arbër Zalla

Asistent 2: Rejdi Avdo

Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi

Var: Kreshnik Barjamaj

Avar: Olsion Yzeiraj Skënderbeu-Bylis is the match set to kick off at 16:30, and the referees for this highly anticipated clash have already been designated, given the significant positions both teams hold in the league standings.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page