Skënderbeu-Dinamo sot ora 16:00/ Kampionet premtojnë spektakël
- Jan 21, 2025
- 2 min read
Sot në orën 16:00 Skënderbeu në volejboll për femra do të presë në shtëpi Dinamon në ndeshjen e javës së 6-të e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Pas fitores së pak ditëve më parë në Durrës 3-0 kampionet sot do të presin Dinamon në një përballje ku fitorja duket e padiskutueshme dhe do të jetë një tjetër test për bardhekuqet e Kojës.
Skënderbeu për Kupën e Shqipërisë merr pjesë në Grupin A, teksa kryeson bindshëm grupin me 15 pikë të plota në 5-së ndeshjet e para. Sigurisht që në këtë grup nuk ka rivalitet për kampionet që tashmë po mendojnë për fazën tjetër të Kupës dhe duan patjetër që trofeu i Kupës edhe këtë vit të udhëtojë drejt juglindjes.
Në fundin e muajit starton faza e dytë e kampionatit kombëtar, atje ku edhe objektivi është madhor fitimi i një tjetër trofeu dhe edhe kjo ndeshje e sotme do të jetë një tjetër test për të parë gjendjen e skuadrës.
Klubi bardhekuq bën thirrje për mbështetje nga ana e tifozëve, por premtojnë që do ti kënaqin ata që do të jenë prezentë sot në shkallet e pallatit të sportit “Tamara Nikolla”.
Suksese sot Skënderbeut!
Renditja e deritanishme e Kupës së Shqipërisë
Grupi A
Skënderbeu 15 pikë
Teuta 9 pikë
Dinamo 4 pikë
Barleti Volley 2 pikë
Today at 16:00, Skënderbeu’s women’s volleyball team will host Dinamo at home in the match for the 6th round of the Albanian Cup. Following their recent 3-0 victory in Durrës, the champions will face Dinamo in a match where victory seems unquestionable, serving as another test for Koja’s red-and-white team.
Skënderbeu is participating in Group A of the Albanian Cup, where they lead the group convincingly with a perfect 15 points from their first five matches. Naturally, there is no real competition for the champions in this group, as they are already focusing on the next phase of the Cup and are determined to ensure that the trophy once again heads to the southeastern region this year.
“KORÇA BOOM”


















