Skënderbeu gëzohet, Dinamo me mungesa në Korçë
- Korca Boom
- Mar 30
- 1 min read
Updated: Apr 1
Pritet më shumë interes takimi i sotëm në Korçë, atje ku skuadra mike do të jetë Dinamo. Kjo për faktin se korçarët duhet të marrin gjithçka sot, duke pretenduar për mbijetesën. Skënderbeu është i plotë në këtë përballje me të gjithë futbollistët e tij dhe për trajnerin Gjoka nuk ka asnjë problem në ndërtimin e formacionit.
Por e kundërta ndodh me ekipin e Dinamos, atje ku trajneri Ilir Daja duhet të bëjë disa llogaritje në vështirësi. Kjo për shkak të mungesave nga lojtarët titullarë.
Janë dy mungesat e dukshme dhe me shumë peshë. Kështu, do të mungojë mbrojtësi i krahut në majtë, Naser Aliji, për shkak të kartonave të verdhë. Por mungesat vazhdojnë edhe me Lorran, brazilianin që ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk ka mundur dot të rikuperohet.
Ka edhe disa dyshime që deri në castin e fundit, trajneri Ilir Daja do të marrë vendim. Megjithatë, me këto dy mungesa të rëndësishme, situata nuk është aspak e lehtë për Dinamon. Ky është një moment që korçarët mund ta shfrytëzojnë dhe ta kenë më të lehtë për të arritur te fitorja e shumëpritur nga të gjithë.

"KORÇA BOOM"