SKËNDERBEU gaboi në momentin më delikat/ Tani vetëm mrekullia e shpëton
- Korca Boom
- Mar 11
- 2 min read
Të gjithë janë të mërzitur në qytetin juglindor. 24 orë pas humbjes më të fundit në shtëpi ndaj Partizanit të vjen keq për atë që ndodhi dje në stadiumin “Skënderbeu” teksa bardhekuqtë kryesonin 1-0 dhe në fund dolën pa asnjë pikë.
Më shumë keqardhje për ata tifozë që dje ishin të shumtë si rrallë herë, port ë gjithë dolën të mërzitur nga stadiumi.
Skënderbeu dje humbi ndaj të kuqve në mënyrën më të keqe të mundshme. Një Skënderbeu super në 45 minutat e para dhe në pjesën e dytë një skuadër inegzistente, që nuk dinte ku lëvizte dhe ato raste që ju dhanë përpara portës së kuqe, lojtarët gjuanin si amatorë.
Porçfarë ndodhi me Skënderbeun në pjesën e dytë, një skuadër totalisht e shthurur, pa ide dhe pa grintë, kur skuadra kryesonte 1-0? Këtë përgjigje mund ta japë vetëm trajneri Gjoka, që dje edhe ai u mërzit shumë, kur pa të tijtë që u shpërfytyruan në fushë.
Dje, ishte dita e së vërtetës, por Skënderbeu vetëm Skënderbe nuk ishte 45 minutat e dyta. Iku një rast ideal që Skënderbeu të shpresonte shumë më pas në shptimin nga rënia e superligës. Tashmë javët në vazhdim do të jenë edhe më “malore”, pasi janë përpara dy transferta të vështira, Shkodër dhe më pas Durrës.
Vetëm një mrekulli e shpëton këtë Skënderbeu, por të paktën për ata tifozë që ishin në stadium skuadra duhet të kishte reaguar.
Edhe 7-të javë kanë mbetur, e thënë ndryshe janë 21 pikë në lojë. Vërtet vetëm një mrekulli e shpëton këtë Skënderbe, por le të shpresojmë dhe besojmë.
Të paktën dje për tifozët duhet të fitonte ky Skënderbe, por pjesa e dytë ishte për turp. Kërkojuni ndjesë tifozëve… Klubi kërkoi ndihmën e tifozëve dhe ata erdhën, por në fund të gjithë u larguan kokëulur. Të paktën “Ujqërit” nuk e meritonin këtë humbje.
“KORÇA BOOM”
