top of page

SKËNDERBEU krahasimi me sezonin e kaluar/ I mungojnë 2 vende dhe 2 pikë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 21, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/InShot_20241020_210205058.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/InShot_20241020_210316488.jpg

Skënderbeu

Sezoni 2024-2025

Vendi i 8        10 pikë 3f 1b 5h (10-12)

Sezoni 2023-2024

Vendi i 6        12 pikë 4f 0b 5h (6-10)

Skënderbeu ka mbyllur ditën e djeshme fazën e parë të superligës, një fazë në fakt me oshilacione të shumta dhe me vetëm 10 pikë në fund, gjë që do të thotë se e shikon veten në vendin e 8-të të superligës.

Skënderbeu ka mbyllur fazën me 3 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, ndërkohë që në krahasim me një vit më parë pas mbylljes së fazës së parë, duhet thënë se ndryshimet nuk janë të mëdha.

Në fundin e fazës së parë në sezonin 2023-2024, Skënderbeu numëronte 12 pikë të grumbulluara dhe ndodhej në vendin e 6-të të tabelës së klasifikimit. Pra, mungojnë dy vende në reditje dhe dy pikë në tabelë.

Skënderbeu i vjetshëm e kishte goleavarazhin 6 gola të shënuar dhe 10 të pësuar, ndërkohë që sot e ka 10 gola të shënuar dhe 12 të pësuar. Diferenca e vjetshme me kreun ishte 7 pikë, ndërsa këtë vit duket më ngjeshur, pasi është vetëm 6 pikë dhe Skënderbeu i vendit të 8-të është 6 pikë larg Partizanit që ndodhet në krye.

Tashmë me mbylljen e fazës së parë mund të themi se skuadra është fotokopje e vjetshme, pavarësisht se mungojnë vetëm 2 pikë. Tashmë të presim fazën e dytë dhe reagimin e Skënderbeut.  

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page