top of page

Skënderbeu “likuidon” në 1 orë Barletin. 3 javë para fundit kreu bardhekuq!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 23
  • 3 min read

Skënderbeu-Barleti Volley 3-0

(25-21, 25-13, 25-13)

Tre javë përpara përfundimit të kampionatit kombëtar në volejboll për femra, Skënderbeu vijon të jetë i shkeputur nga ndjekësit, teksa pas fitores së djeshme në qytetin juglindor 3-0 ndaj Barletit ngjitet në kuotën e 32 pikëve, teksa vendi i dytë që mbahet nga Tirana është 5 pikë larg dhe 7 pikë largësi me Partizanin e vendit të tretë.

Fitorja e djeshme e javës së 11-të në po kaq javë të luajtura ndaj Berletit ka qenë diku në 1 orë lojë dhe sigurisht ka qenë një fitore e lehtë, sidomos në dy setet e fundit të takimit.

Përsa i përket setit të parë, ka qenë rivalizues deri në një moment, madje në start kanë qenë miket nga kryeqytetit që kryesojnë 1-4 dhe më pas shtangin kampionet, pasi udhëheqin 2-10. Vajzat e Kojës përpiqen të afron dhe fillojnë të ngushtojnë diferencën e pikëve kur tabela shënon diferencën e thellë 6-16. Katër pikë radhazi dhe 10-16. Më pas 15-17 dhe barazimi vjen katër pikë nga fundit teksa tabela shënon 21-21. Katër pikë radhazi për Skënderbeun dhe 25-21, teksa kryeson me sete 1-0, edhe pse ishte një set i fituar me shumë mund e djersë.

Seti i dytë i ndeshjes ndryshe nga i pari fillon mirë për Skënderbeun që kryeson 4-1, 8-4 dhe 15-5, duke krijuar një diferencë të madhe dhe të sigurtë drejt fitores të këtij seti. Ky avantazh sjell administrimin e pikëve dhe Skënderbeu e ka të lehtë në vazhdim, pasi diferenca shkon deri në 20-8 dhe përfundimisht 25-13 e 2-0 me sete. Një set i lehtë i fituar nga kampionet.

Seti i tretë dhe i fundit i ndeshjes, fillon furishëm për Skënderbeun që nuk ka ndërmend të ndalet, pasi që në fillim rezultati shkon në 7-0. Kjo treon që Skënderbeu nuk ka ndërmend ta falë Barletin dhe më tej 11-1 dhe më radhë 13-5, 15-7, 20-12, duke treguar se ndeshja po shkon drejt një fitoreje të pastër. 25-13 rezultati përfundimtar i këtij seti dhe një fitore e thellë 3-0, tregon se Skënderbeu është më lart se të gjitha ekipet e tjera.

Me këtë fitore Skënderbeu e shikon veten në kuotën e 32 pikëve, ndërkohë që pas kësaj ditoreje të djeshme, vajzat bardhekuqe janë duke menduar për ndeshjen e kthimit të Kupës ndaj Patizanit, takim që do të luhet të martën e ardhshme në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Suksese Skënderbe!

Three weeks before the end of the national women’s volleyball championship, Skënderbeu continues to stay ahead of its rivals. With yesterday’s 3-0 victory against Barleti in the southeastern city, they have now reached 32 points. Tirana, in second place, trails by 5 points, while Partizani in third place is 7 points behind.

Yesterday’s victory in the 11th round, with as many matches played, lasted about an hour and was an easy win, especially in the last two sets.

As for the first set, it was competitive up to a certain point. In fact, the visitors from the capital started strong, leading 1-4 and then shocking the champions with a 2-10 lead. Koja’s players tried to close the gap, bringing the score from 6-16 to 10-16 with four consecutive points. The difference kept shrinking to 15-17, and the equalizer finally came just four points before the end when the scoreboard showed 21-21. Skënderbeu then won four consecutive points to close the set 25-21, taking a 1-0 lead, though it was a hard-fought victory.

The second set was a different story, with Skënderbeu starting strong and leading 4-1, 8-4, and 15-5, building a significant and secure lead towards winning the set. This advantage allowed them to manage the game easily, extending their lead to 20-8 and ultimately winning the set 25-13 for a 2-0 lead. It was a comfortable set for the champions.

The third and final set started explosively for Skënderbeu, who showed no signs of slowing down. The score quickly reached 7-0, demonstrating their dominance over Barleti. The lead extended to 11-1, then 13-5, 15-7, and 20-12, making it clear that the match was heading towards a decisive victory. The set ended 25-13, securing a convincing 3-0 win, proving that Skënderbeu is a level above all other teams.

With this victory, Skënderbeu now stands at 32 points. Following this success, the red-and-white girls are now focusing on the return leg of the Cup match against Partizani, scheduled for next Tuesday at the “Tamara Nikolla” sports hall.

Good luck, Skënderbeu!

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page