top of page

SKËNDERBEU më së fundi merr frymë lirisht në 55-vjetorin e Gjokës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 25
  • 2 min read

SKËNDERBEU 2-1 TEUTA 

Shënues:Bismark 37’ (p), Rashica, 79’ / Lloci 9’

Fotoja që shikoni më poshtë është fotoja e festës së Skënderbeut që kishim harruar prej kaq shumë kohësh ta shikonim këtë skuadër të festonte me një fitore.

Skënderbeu sot uroi trajnerin Ernest Gjoka me rastin e 55-vjetorit me fitore dhe sigurisht që kjo ishte dhurata më e bukur për njëshin e bardhekuqve, që kishte nga 2 dhjetori te Skënderbeu dhe priti plot 54 ditë për të shënuar fitoren e parë në pankinë.

Një sfidë plot emocione u luajt në Korçë. Fillimisht ishte Teuta që gjeti avantazhin me Llocin. Ky i fundit shkaktoi më pas penallti, që u vendos pas rishikimit me VAR.

Bismark nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar takimin. Pjesa e dytë pa korçarët të mbeteshin me 10 lojtarë, pas Bismark u largua me karton të kuq në minutën e 65-të. Dhe ky një episod që u pa me VAR.

Një tjetër karton i kuq ishte rezervuar, ndërsa Karabeci mori të verdhin e dytë. Më pas për të bërë heroin te Skënderbeu mendoi Rashica.

I ardhur nga stoli, sulmuesi që do largohet, shënoi golin e përmbysjes. Tashmë bardhekuqtë kanë 19 pikë në vendin e fundit. Në anën tjetër Teuta numëron 23 pikë dhe mban vendin e shtatë.

Më së fundi Skënderbeu fillon të shpresojë me një trepikësh që vërtet ishte harruar të shënohej nga ana e Skënderbeut.

The photo you see below is of Skënderbeu’s celebration, a sight we had long forgotten, as it has been a while since we last saw this team celebrating a victory.

Today, Skënderbeu honored coach Ernest Gjoka on his 55th birthday with a win, a gift that couldn’t have been more meaningful for the leader of the red-and-whites. Gjoka, who joined Skënderbeu on December 2nd, had to wait a full 54 days to record his first victory on the bench.

An emotional match unfolded in Korçë. Initially, it was Teuta who took the lead with Llocaj. However, he later caused a penalty, which was awarded after a VAR review.

Bismark made no mistake from the penalty spot, leveling the score. In the second half, the Korça team was reduced to 10 players after Bismark was shown a red card in the 65th minute, another incident that was reviewed with VAR.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page