Skënderbeu më sytë nga të dëmtuarit, ja kush rrezikon…
- Korca Boom
- Mar 13
- 1 min read
Ekipi i Skënderbeut është duke u përgatitur për takimin e radhës, ku do të luajë në transfertë ndaj Vllaznisë, një ndeshje shumë e vështirë, por me situatën që është, ekipi do të luftojë për gjithçka dhe nuk ka më shumë se një shpresë të presë.
Por ajo që sjell shqetësim në këto momente është fakti se ka dy futbollistë të dëmtuar që duket se ende nuk japin garanci për të qenë në fushë për ndeshjen e ardhshme. Edhe pse po punojnë intensivisht, ka shqetësim se do të rikuperohen apo jo në kohën e duhur.
Njëri prej tyre është Bismark, sulmuesi i cili ka luajtur vetëm një pjesë të ndeshjes ndaj Partizanit dhe më pas është zëvendësuar. Kjo ka sjellë që forca sulmuese e Skënderbeut të bjerë. Bismark do të kalojë edhe një analizë të specializuar për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij.
Po ashtu, mbrojtja ka një futbollist të dëmtuar, bëhet fjalë për Klevis Shaqen, mbrojtësin e krahut të majtë, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore. Dje ai është stërvitur në mënyrë individuale dhe stafi mjekësor ka menduar se do të ishte më mirë që ai të mos ngarkojë disa ditë për të siguruar një rikuperim të plotë.
“KORÇA BOOM”