Skënderbeu mbërrin në Durrës/ Nesër dy seanca stërvitore
- Korca Boom
- Nov 1, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/stervitje-date-7.jpg
Ekipi i Skënderbeut tashmë është akomoduar në Durrës, pasi ka zhvilluar një seancë stërvitore paradite dhe më pas është nisur dhe ka mbërritur në Durrës. Ndoshta është nga të paktat herë që ekipi niset dy ditë para ndeshjes dhe kjo ka një arsye që lidhet më faktin se do të jenë edhe më pranë me presidentin Ardjan Takaj dhe stafin e tij.
Në planin e trajnerit janë dy seanca stërvitore që do të zhvillohen ditën e shtunë, një e paradites në formën e një stërvitjeje rigjeneruese dhe një seancë e plotë pasdite, ku do të punohet me elementet tekniko-taktikë.
Me interes pritet se në çfarë shkalle do të jenë rikuperimet, kjo në lidhje me futbollistët e dëmtuar dhe ku Balaj është pothuajse gati, ndërkohë që Doka shpresohet që të jetë i gatshëm të paktën edhe për ndonjë fragment loje, por kjo është shumë e vështirë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”